Në seancën e verifikimit të hetimeve dy mujore avokati i Rexh Byberit tha se klienti i tij ka probleme shëndetësore dhe për këtë arsye duhet ndryshuar masa e arrestit shtëpiak. 

Gjyqtarja Etleva Deda në një seancë me dyer të mbyllura vendosi që të lërë në fuqi masën e arrestit shtëpiak per kryebashkiakun e Tropojës i hetuar për shpërdorim detyre në bashkëpunim me nënkryetarin.

Kështu, rokurori i çështjes e ka shtyrë këtë fazë proceduriale.