Thirrjet për një referendum të dytë për mbetjen apo jo si pjesë e Bashkimit Evropian, janë hedhur poshtë nga qeveria britanike. Peticioni për një tjetër referendum ka mbledhur mbi 4.1 milionë firma dhe konsiderohet se ka mbledhur më shumë nënshkrime që nga koha kur qeveria kishte vendosur mbajtjen e referendumit BREXIT në vitin 2011.

Megjithatë, në përgjigjen zyrtare të Ministrisë së Jashtme britanike thuhet se në referendumin e mbajtur më 23 qershor, kanë marrë pjesë 33 milionë njerëz dhe se vendimi i këtij referendumi duhet respektuar.

Peticioni ishte nisur nga përkrahësit e fushatës për daljen e Britanisë nga BE-ja nga frika se rezultati do të ishte në favor të mbetjes së vendit në bllokun e shteteve evropiane.

Më 23 qershor, 52 % e pjesëmarrësve në referendum kanë votuar megjithatë për daljen e vendit nga BE-ja, ndërsa 48 % kanë votuar për mbetjen e Mbretërisë së Bashkuar në bllokun evropian.