10 gusht 2015 – Shtypi rozë rumun i ka kushtuar rëndësi një episodi pothuajse banal: meqë aktorja hebre e Hollivudit kishte pasur feeling me një futbollist rumun për disa muaj në vitin 2003, nuk kishte pse refuzonte rolin e një romeje rumune dhe ta bënte shqiptare!
Aktorja izraelite Moran Atias (34 vjeçe), e stabilizuar prej shtatë vjetësh në Holllivud, po bëhet gjithnjë e më e suksesshme në karrierën e saj. Kohët e fundit, ylli i serialit hit amerikan “Tyrant” ka dhënë një intervistë të gjerë në “Los Angeles Times”, ku hodhi bombën, shkruajnë mediet e Bukureshtit.
Moran-i tregoi se në filmin “Third Person” (Person i tretë) të regjisorit, skenaristit dhe prodhuesit të famshëm kanadez (çmimi “Oscar”) Pol Hegis (Paul Haggis), shfaqur në vitin 2013, ajo nuk pranoi të luante rolin e një rome (ţigăncusa) rumune. Rumunët janë bërë tym se “për ironi, në fillim të viteve 2000, ka jetuar një romancë me futbollistin e famshëm Adrian Mutu, i cili i ka folur për Rumaninë dhe i ka mësuar disa fjalë në gjuhën e tij.
Rumunët nuk i falin aktores hebreje Moran Atias se i harroi kujtimet e një marrëdhënieje disamujore në vitin 2013 dhe se nuk ka nostalgji për Mutu-në rumun, përkundrazi. Ajo i kërkoi regjisorit Hegis të ndryshonte skenarin dhe karakterin e saj, Monika, jo një rome në Rumani, por një në Shqipëri. Ajo preferoi të luajë një shqiptare, shkruajnë me patetizëm gazetarët rumunë.
Këtë e konfirmoi dhe Hegis. Regjisori (njëkohësisht dhe autori i skenarit) vuri në dukje se aktorja izraelite Moran Atias e bindi të bënte një rregullim të vogël në skenar, duke ndryshuar prejardhjen rome nga rumune në shqiptare.
“Qesha dhe e pyeta pse, dhe ajo më përshkroi historinë e disa prej grave që do të takonte për rolin, dhe pastaj në fund vetëm pranoi se i pëlqente theksi më i mirë, meqenëse ishte i butë, dhe ajo mendonte se do të bënte karakter më të arritur”.
Edhe pse Haggis në thelb skenarin e filmit e shkroi për të, Atias pretendon ajo ende kishte për të luftuar për rolin e Monikës, një romeje dinake, që manipulon një spiun korporate amerikane (luajtur nga Adrien Brody) për ta ndihmuar në gjetjen e të birit të rrëmbyer. Atias fluturoi në Romë, një nga tre qytetet ku filmi është xhiruar, për të absorbuar veten në kulturën cigane atje. Mori me qira një apartament në një ndërtesë elegante, por gjysmë-braktisur në Trastevere dhe pohon që të dukej sa më pisanjose, nuk bëri dush për muaj të tërë.
“Objektivi im ishte të shndërrohesha nga një objekt joshjeje në një objekt neverie”, tha ajo.
Atias gjithashtu gjeti mënyra të tjera të integronte veten. Ajo pagoi një rome të quajtur Buscana 100 euro në mënyrë që ajo të mund ta ndiqte rretherrotull dhe rutinës e filmit.
“Ajo ishte gënjeshtarja më e mirë që kam takuar ndonjëherë”, tha Atias mbi një taktikë që ajo ndoqi për rolin. Ajo gjithashtu u stërvit me një trajner vendës për të përsosur karakterin e saj të një shqiptareje me theks italian.
Në filmin “Third Person” interpreton një kast aktorësh të famshëm si Liam Neeson, Olivia Wilde, Adrien Brody, Mila Kunis, James Franco, Maria Bello, Loan Chabanol, Kim Basinger.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/