SHBA, 22 mars 2013 – Një martesë e sajuar brenda rrethit familjar ka sjellë jo pak pasoja për një 17 vjeçare, e cila do të martohej pa dëshirën e saj me një të afërm.
Një adoleshente nga Florida është bërë pre e dhunës së të ëmës, e cila e ka djegur me thikë, kur ka zbuluar se vajza çatonte me një djalë që kishte njohur në rrjetet sociale, ndërkohë që ishte e fejuar me një kushëririn e saj.
Për të ndëshkuar të bijën që po e “turpëronte” gruaja 35 vjeçare, Sagar Thabit, ka vënë një thikë në furrë dhe pasi metali është nxehur e ka djegur vajzën në krahë me të.
Gruaja është ndaluar dhe mbi të rëndon akuza “abuzim me fëmijët”. Nënës i është urdhëruar të qëndrojë larg të bijës, ndërkohë që kjo e fundit po rri në shtëpinë e shoqeve të saj.
Gjyshi i vajzës ka dalë në mbrojtjes të së jëmës së 17 vjeçares dhe ka deklaruar se vazja është djegur aksidentalisht me thikë. Po ndërkohë vajza reulton e djegur në të dy krahët, pak si shumë kjo për të mbështetur tezën e një incidenti.
35 vjeçarja Sahar Thabit, akuzohet për djegie dhe dhunë ndaj vajzës së saj 17 vjeçe.
/m.b. Agjencia e Lajmeve "Dyrrah"/





