3 tetor 2014 – Dy fytyrat e medaljes në Lojërat Olimpike aziatike janë ato të 31-vjeçares Mary Kom, që fitoi arin në peshën e lehtë në boks, dhe fitueses së medaljes së bronxit Sarita Devi.
Një rezultat i papranueshëm për boksieren nga India, e cila ngjalli mjaft reagime me gjestin e saj për të mos pranuar medaljen.
Gjatë momentit kur do të dekorohej me medaljen e bronxit, ajo nuk pranoi ta merrte për një motiv të thjeshtë: sipas 29-vjeçares, gjyqtarët e ndeshjes gjysmëfinale kundër Park Ji-Na vendosën në favor të kundërshtarës 3-0, të ndikuar edhe nga publiku vendas.
Gjysmëfinalja e zhvilluar në Incheon mes Sarita Devi e Park Ji-Na shkoi për koreano-jugoren por trajneri Blas Iglesias reagoi menjëherë duke u shprehur se rezultati ishte vendosur që përpara startit të takimit. Gjatë ceremonisë, Devi la podiumin duke i dhënë medaljen e bronxte dhe duke i thënë: "Kjo është për ty dhe për të gjithë Korenë, meriton bronxin".
Gjithsesi, ky episod është eklipsuar nga medalja e artë e fituar nga Mary Kom, mamaja e tre fëmijëve, e cila është përjetësuar edhe një një film për jetën dhe karrierën e saj.
Protagoniste e filmit është ylli i Bollywood-it, Priyanka Chopra.





