Së fundmi, aktorja Rudina Dembacaj është vënë në qendër të vëmendjes të mediave rozë. Lajmi që aktorja mund të jetë ndarë nga bashkëshorti i saj Aleksandër Varfaj pas tre vitesh martesë, bëri xhiron e rrjetit.

Pavarësisht lajmeve, Rudina nuk ka reaguar ndërsa bashkëshoriti saj i Aleksi ka postuar në instastory-n e tij një lajm të shkruar nga një e përditshme në vend me një titull që mesa duket e ka habitur e më pas e ka bërë për të qeshur.

Në titull shkruhej që bashkëshorti i Rudinës refuzon ndarjen.

Aleksi sipër fotos së lajmit ka vendosur një emoji me fytyrë të habitur dhe një tjetër që qesh me lot, kështu që na mbetet vetëm të mendojmë se zërat  mund të jenë thjesht thashetheme dhe të vërtetën vetëm ata të dy e dinë.