Teuta do të luajë ndeshjen e radhës miqësore në tokën italiane dhe kundërshtar do të ketë ekipin e San Marinos që luan në kampionatet inferiore vendase. Një ndër lojtarët që pritej me interes në këtë përballje ishte edhe sulmuesi në pronësi të Interit, Ze Turbo.Por, kalimi i tij te durrsakët nuk do të realizohet për shkak se ai ka treguar kërkesën e klubit durrsak, për të qenë pjesë e tyre në sezonin e ardhshëm. Por, pavarësisht këtij dështimi, drejtuesit e klubit vazhdojnë të jenë në kërkim të një tjetër lojtari që do të japë garanci në repartin e avancuar.Me skuadrën po stërvitet aktualisht ganezi Latif, për të cilin pritet që të vendoset në ndeshjen e radhës. Stafi teknik ende nuk është shumë i vendosur për të ardhmen e futbollistit, që deri diku ka bërë një paraqitje të mirë me skuadrën. Për këtë arsye, trajneri Magani është duke i dhënë mundësi që të shfaqë vlerat e tij që më pas t’i ofrojë një kontratë për sezonin e ardhshëm.Ndërkohë Teuta parashikohet të mbërrijë një tjetër lojtar afrikan, i cili do të jetë në provë nën urdhrat e trajnerit Magani. Emri i futbollistit nuk është bërë me dije, pasi pritet që më parë ai të dalë në stërvitje. Sipas të gjitha gjasave, trajneri Magani do ta provojë futbollistin në ndeshjen miqësore, por një gjë e tillë nuk është konfirmuar.Sulmi vazhdon të mbetet një nga pikat e dobëta të Teutës dhe në rast se drejtuesit nuk duan të nxitohen në zgjedhjen që do të bëjnë. Ata gjithashtu po shohin nga afër edhe lojtarë që luajnë në ekipet e kategorive të ulëta në Itali, për të marrë ndonjë element cilësor.

Afrimi i një sulmuesi potent, pothuajse do të mbyllte merkaton e durrsakëve, të cilët kanë një organikë pothuajse të kompletuar. Megjithatë, do të mbetet për t’u parë se cili do të jetë lojtari që do të bindë trajnerin Magani dhe drejtuesit e klubit që t’i ofrojnë një kontratë.