Tre nga 10 prokurorët, për të cilët kryeprokurorja Arta Marku urdhëroi hetimin disiplinor janë transferuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në Prokuroritë e rretheve.

Konkretisht Prokurori i Përgjithshëm urdhëroi caktimin e përkohshëm të prokurorëve:

Olsian Çela nga Prokuroria për Krime të Rënda caktohet në Prokurorinë e Beratit.

Sonila Muhametaj nga Prokuroria për Krime të Rënda caktohet në Prokurorinë  e Pukës.

Besim Hajdarmataj nga Prokuroria për Krime të Rënda caktohet në Prokurorinë e Pogradecit.