19 punonjës në një “Fast Food” kanë përfunduarnë pranga pasi kanë refuzuar të qerasnin me hamburger një grup oficeresh policie.
Ngjarja e çuditshme ka ndodhur në Pakistan, ku sipas BBC, stafi i Johnny & Jugnu, në Lahore u mbajtën në ambientet e komisariatit një natë të tërë.
“Kjo nuk është hera e parë që diçka e tillë ka ndodhur me ekipet tona të kuzhinës në restorantin tonë, por ne duam të sigurohemi se kjo është e fundit”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga një punonjës i “Fast Food-it”.
“Askush nuk lejohet të marrë ligjin në duart e tij. Padrejtësia nuk do të tolerohet. Të gjithë ata do të dënohen”, tha zyrtari i lartë i policisë provinciale, Inam Ghani kur njoftoi pezullimet e 9 efektivëve në Twitter.
Oficerët e policisë në Pakistan janë famëkeq për korrupsion.





