Regjisori e aktori legjendar i Hollivudit, Rob Reiner, dhe gruaja e tij Michele janë gjetur të vdekur në shtëpinë e tyre në Los Angeles.
Autoritetet po e hetojnë incidentin si një vrasje, ndërsa policia mbërriti në shtëpinë e çiftit pasditen e së dielës pasdite në lagjen luksoze Brentwood.
Policia informoi se gjeti një 78-vjeçar dhe një grua 68-vjeçare, të cilët u shpallën të vdekur në shtëpi, ndërsa njoftoi se aktualisht nuk është në kërkim asnjë i dyshuar.
Reiner është i njohur për regjinë e filmave klasikë si “The Princess Bride”, “This is Spinal Tap”, “When Harry Met Sally”, “Misery” dhe “A Few Good Men”.
Zëvendësshefi i policisë Alan Hamilton tha se të dy trupat kishin qëndruar brenda shtëpisë, më shumë se gjashtë orë pasi policia dhe zjarrfikësit ishin thirrur.
Hamilton deklaroi se shkaku i vdekjes do të përcaktohet nga zyra e mjekut ligjor të Los Anxhelosit.





