Quentin Tarantino ka zbuluar në një intervistë të re se që në fëmijëri ai u betua se nuk do të ndante asnjë qindarkë të fitimeve nga prodhimin i filmave me të ëmën, sepse ajo dyshohet se e ka dekurajuar karrierën e tij.

Fituesi i Oskarit tha në podkastin e Brian Koppelman se ai fillimisht filloi të shkruante skenarë në shkollën fillore, por pati probleme me mësuesit e tij, të cilët e panë si një akt rebelimi faktin që ai po merrej me këtë gjë në vend të detyrave të shkollës.

Regjisori i famshëm thuhet se shkroi një skenar të quajtur “Captain Peachfuzz and the Anchovy Bandit” kur ishte vetëm 12 vjeç.

Tarantino ndau me Koppelman se pati probleme në shkollë dhe se e ëma gjithmonë e kishte të vështirë ta pranonte mos aftësinë e tij shkollore. Për këtë arsye ajo nuk e ka mbështetur karrierën e tij në prodhimin e filmave.

Tarantino kujtoi se e ëma i tha duke bërë thonjëza me gishta se “karriera e tij e vogël e shkrimit” ka marrë fund!

“Dhe kur ajo ma tha këtë në atë mënyrë sarkastike, unë ia ktheva: ‘Mirë, zonjë. Kur të bëhem një shkrimtar i suksesshëm, ti kurrë nuk do të shohësh asnjë qindarkë nga suksesi im. Nuk do të ketë shtëpi për ty. Nuk ka pushime për ty, nuk ka Elvis Cadillac për mamanë. Ti nuk do të marrësh asgjë. Sepse ti ma the këtë gjë,” -kujton Tarantino.

Koppelman e pyeti Tarantino-n, “A iu përmbajte kësaj fjale?”

“Po, po,” tha Tarantino. “Unë e ndihmova atë me disa gjëra. Por asnjë shtëpi. Asnjë Cadillac, asnjë shtëpi.”

Tarantino tha se e ëma është akoma gjallë, por tregoi vendimin e tij shumë kohë më parë për t’i ndërprerë ndihmën financiare:

“Ka pasoja për fjalët që u thoni fëmijëve tuaj. Mbani mend që ka pasoja për tonin tuaj sarkastik në lidhje me atë që është e rëndësishme për ta.”

Nëna e tij, Connie, thuhet se ishte 16 vjeçe kur e solli në jetë.