Një shfaqje e shkëlqyer nën interpretimin brilant të dyshes mahnitëse Yllka Mujo dhe Ermira Hysaj pritet të vihet në skenën e teatrit “Aleksandër Moisiu” në Durrës për 3 net me radhë.
Në datat 18, 19 dhe 20 maj në orën 19:00 do të jepet shfaqja “Mes çarçafëve” me regji të Kiço Londos.
Bazuar në veprën Jordi Mand, skenografia është e vendosur në një klasë të tretë dhe rrëfen përballjen e një nëne me mësuesen e djalit, që ka krijuar lidhje me të shoqin.
Regjisori dhe dy aktoret përdorin teknikën e njohur të ekspozicionit për të përcjellë emocionet e forta.
Shfaqja me regji të Kiço Londos, ka të papritura të shumta që do t’ju emocionojnë.
Për bileta mund të rezervoni në numrin: 0683913813.