Regjisori Kastriot Çipi ka reaguar keq ndaj performancë së këngëtares Ronela Hajati mbrëmjen e djeshme në natën gjysëmfinale të Eurovision 2022. Ajo nuk ia doli të kualifikohej në finale.

Teksa ka shkëputur një foto nga performanca e Ronelës, regjisori shkruan se këngëtarët i marrin duartrokitjet me zë dhe jo me trup. Sipas tij, Ronela nuk është ‘pjeshkë’, por ajo nuk e di.

“Që Ronela nuk është këngëtare, ajo e di edhe vetë. Këngëtarët i marrin duatrokitjet me zë. Me trup e me lëvizje i marrin pjeshkat. Kështu ndodh”, ka shkruar regjisori i njohur.

“Por dikush duhet t’i thotë se nuk është as pjeshkë, e gjora. Shumë shumë, mund ta quash shalqi”, ka shtuar më tej Kastriot Çipi.