SHBA, 18 korrik 2014 – Në një interviste të kohëve të fundit Sharon Stone i rikthehet edhe një herë filmit që e shndërroi më pas në një yll me përmasa ndërkombëtare.

Njëzet vjet më pas Sharon Stone tregon se përpara fillimit të skenës ku ajo ulet në një karrige për te vendosur këmbët mbi njëra tjetrën, regjisori i filmit “Basic Instict”, Paul Verhoeven i sugjeron që të heqë të brendshmet e bardha, pasi do te dukeshin keq në film dhe se nuk do të duket asgjë komprometuese.

Pas kësaj, Stone vendos qe t’i heqë ato dhe te vazhdoje xhirimet ashtu, pa të brendshme.

"Por kur pashë filmin u ndjeva e tradhtuar dhe e qëllova me pëllëmbë",– thote Stone.

"Nuk mendoja se ajo do te shndërrohej në një skenë kaq erotike. Por ajo që më ka bërë të ndjehem keq ishte tradhtia e tij. Në vendin e tij, do ta kisha hequr atë pjesë, por në shenjë respekti, së paku do ta kisha paralajmëruar”, përfundon diva hollivudiane.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/