Në ditën kur teatri “Aleksandër Moisiu” i Durrësit feston 66-vjetorin e themelimit të tij, një nga regjisoret më të talentuara të tij, Driada Dervishi, bën një urim të veçantë për ditëlindjen e këtij institucioni duke i uruar jetë të gjatë.

Ndërkohë, për të gjithë aktorët dhe bashkëpunëtorët e saj. Dervishi thekson se krahas 66-vjetorit të teatrit, ajo feston 15-vjetorin e punës në teatër dhe për këtë ka një falenderim të veçantë për punën e gjithsecilit, si dhe një falenderim për publikun që gjithnjë e ka mbështetur dhe duartrokitur në shfaqjet e saj teatrore.

Postimin, Dervishi e mbyll me një kolazh fotosh të shfaqjeve të vëna në skenë nga trupa e aktorëve të teatrit të Durrësit.

Postimi i plotë i Driada Dervishit:

Ka një botë të vogël që është skena dhe një skenë të madhe që është bota! E lumtur që këtë vit bëj 15 vjet që jam pjesë e një skene të madhe që sot bën 66 vjet! Gëzuar ditëlindjen Teatri Aleksander Moisiu Durres
! Gëzuar publikut të dashur! Çdo duartrokitje juaja është motivi më i bukur për të gjithë ne që bëjmë teatër Gëzuar të gjithë aktorëve e bashkëpunëtorëve të mi që në këto 15 vite e kanë pasuruar këtë skenë me dëshirën për ta bërë realitetin më të mirë! Gëzuar Aktorëve durrsake që më mirëpritën që në fillim Sanie Hoti, Xhelal Tafaj Hysen Bashhysa! Gëzuar Gjergj Vlashi e Bashkim Hoxha
që më besuat veprat tuaja duke më dhënë vetëbesim! Gëzuar Haxhi Rama ( që je në çdo premiere time e që më jep gjithnjë vërejtje dashamirëse! Gëzuar Roland Koca Rrem Hoxha! Gëzuar Aishe Stari e Lutfi Hoxha! 
Faleminderit Niko Kanxheri, Ndriçim Xhepa, Yllka MujoMirush Kabashi Faqja Zyrtare Guljem Radoja që më përkrahet pa asnjë paragjykim në fillimet e mia! Gëzuar trupës aq energjike e plot talent të Teatrit “A.Moisiu” Besmir Bitraku Xhejni Fama Ervin Doko Amos Muji Zaharia Adelina Muca Suela Bako Marvin Tafaj Andia Xhunga Mimoza Marjanaku Gjergj Doçi Marsel Rupi e dy aktoreveEra Çaushi e Vilma Hodo ! Na mungoni!
Faleminderit aktorëve që kanë mirëpritur çdo ftesë për bashkëpunim në Teatrin tonë Neritan Liçaj Lulzim Zeqja Rozi Kostani Artion Vreto
Hervin Culi Nik Xhelilaj Rozana Radi Olta Gixhari Saimir Braho Enkela Braho Dritan Borici Ervina Kotolloshi Eftiola Laçka Manjola Merlika Klodjana KecoRomir Zalla Gentian Zenelaj Lubonja Monika Bujar Asqeriu Sokol Angjeli Alessia Xhemalaj Donald Shehu Elton Cefa Adriana Tolka Alban Musa e në fund një puthje të veçantë për mikeshën time aktoren që Durrësi e do aq shumë Olta Daku 
Faleminderit atyre që e mbështesin Teatrin e faleminderit atyre që nuk duan t’ia dëgjojnë emrin ( helbete ç’na duhet arti e kultura?! ) sepse na frymëzojnë të punojmë më fort! Jetë të gjatë Teatrit Shqiptar!!

p.s ky kolazh u mundësua nga iphone im  Do Zoti nuk më pyet “Njeri” si e kam blerë