Përmes një postimi në rrjete sociale, regjisorja durrsake Driada Dërvishi ka uruar Ditën Botërore të Teatrit.

Duke postuar një foto të shkrepur në vitin 2003 në Teatrin Kombëtar të Taipeit, (kryeqyteti i Tajvanit) në kulmin e epidemisë së virusit SARS, Dervishi shkruan se teatri është një skenë që i shkrin të gjithë bashkë drejt një emocioni të pashpjegueshëm

POSTIMI I PLOTË

Kjo fotografi tregon një sallë teatri të mbushur plot, ku spektatorët, siç shihet qartë, mbajnë të gjithë maska. Është viti 2003 në Teatrin Kombëtar të Taipeit, (kryeqyteti i Tajvanit) në kulmin e epidemisë së virusit SARS. Masa ndaluese janë marrë kudo, kinematë janë bosh dhe restorantet të shkretë, mirëpo është pikërisht një performancë teatrale e dramaturgut dhe regjisorit Stan Lai, “Sand and a distant star”, që i bën njerëzit të fitojnë mbi terrorin e marrjes së virusit dhe të shkojnë në teatër.

Cila është forca tërheqëse e kësaj shfaqjeje që e shtyn publikun të harrojë instiktin e mbrojtjes nga sëmundja? Një skenë që i shkrin të gjithë bashkë drejt një emocioni të pashpjegueshëm : Teatri!Gëzuar Ditën Botërore të Teatrit!

#qëndronështëpisot që të #shkojmënëteatërnesër

(Foto. Liu Chen-Hsiang)