Instituti i Shëndetit Publik në Kosovë ka njoftuar se ditën e sotme janë regjistruar me koronavirus 4 raste të reja. Ndërkohë ajo ka shtuar se gjatë 24 orëve janë shëruar 22 persona dhe numri në total i të shëruarve ka shkuar në 403.
Rastet pozitive janë raste kontakti nga komuna e Mitrovicës 2 raste dhe me nga një rast vendbanimet, Rahovec dhe Zhur-Prizren.
IKSHPK bën thirrje që të respektohen maksimalisht rekomandimet në mënyrë që të dilet sa më shpejt nga kriza pandemike. Po ashtu, bëhet thirrje që njerëzit të mos neglizhojnë virusin pas lehtësimit të masave.





