Covid-19 është rikthyer sërish në Vlorë. Mësohet se gjatë 24 orëve të fundit epidemiologët në terren kanë zbuluar 9 raste të reja me koronavirus.

Tamponet janë të dy ditëve më parë, por përgjigjet kanë dalë pasditen e djeshme. Më tej shtohet se 9 rastet janë kontakte të një rasti tjetër të konfirmuar disa ditë më parë, që riktheu frikën tek qytetarët në Vlorë.

Vlora ishte një nga qytetet me më pak raste me Covid-19 në vendin tonë, po duket se me lirimin e masave, do të ketë një shtim të rasteve edhe në qytetin bregdetar.

Gjatë ditës së djeshme në vendin tonë u shënua dhe dita me më shumë raste me Covid 19, 48 në total, ndërkohë që është rritur dhe numri i shtrimeve në spitale.

Dje rastet e reja u zbuluan: 24 raste në Tiranë, 8 në Krujë, 4 në Durrës, 3 në Fier, 2 Lezhë, 2 Pukë, 3 Kamëz, 1 Gjirokastër, 1 Elbasan.