Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut u regjistruan 8 viktima të reja duke e çuar bilancin total në 422.
Gjithashtu u kryen 904 testime prej të cilave 127 persona rezultuan pozitivë, duke e çuar numri e të infektuarve në total në 9,153.
Sipas shpërndarjes gjeografike, rastet e reja janë regjistruar në Shkup-57, Kumanovë-4, Shtip-13, Tetovë-6, Strugë-10, Ohër-7, Kavadar-1, Gostivar-8, Probishtip-2, Demir Hisar-1, Kratovë-2, Shën Nikollë-12, Kërçovë-4.
Pesë viktima janë nga Shkupi, si dhe nga një viktimë nga Tetova, Struga dhe Kërçova.





