Franca ka regjistruar më shumë se 7 mijë raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit.

Ministrja e Shëndetësisë në Francë bëri me dije se janë rritur sërish rastet e shtrimeve në spitale.

Ndërkohë numri i personave të cilët po marrin trajtimin intensiv ka arritur në 464.

Sakaq numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 ka arritur në 300,181 raste, ndërsa kanë humbur jetën 30,706 persona.