Një pacient në spitalin e Durrësit është prekur nga virusi AH1N1 (gripi i derrit).

Mësohet se pacienti është një 67-vjeçar, i cili ndodhet prej 3 ditësh në repartin e Reanimacionit të Kirurgjisë.

Ky është rasti i parë i shënuar në qytetin bregdetar, ndërsa deri më tani kanë humbur jetën 4 persona në të gjithë vendin si pasojë e këtij virusi.