Regjistrohet rasti i parë i një italiani të prekur me koronavirus në Lazio. Kjo mësohet nga Instituti Kombëtar i Sëmundjeve Infektive në Romë, raporton Ansa.

Bëhet fjalë për një grua, 38 vjeçare që banon në Fiumicino, e cila u kthye nga një udhëtim në Bergamo, ku kishte qenë prej disa ditësh.

Pasi u ankua se e kishte zene gripi, ajo iu nënshtrua testeve, të cilat konfirmuan pozitivitetin e saj me Covid-19, dhe tani po mbahet në izolim. Aktualisht në mbikëqyrje aktive në spital janë edhe fëmijët e saj, 5 dhe 10 vjeç.

Deri më tani në Lazio kishte pasur tre raste pozitive, të gjithë persona të huaj, dhe të gjithë pacientët janë shëruar nga virusi i frikshëm.