Lëkundjet e tërmetit janë rikthyer sërish në Korçë, duke shkaktuar panik tek banorët. Sipas Institutit të Sizmiologjisë, epiqendra e tërmetit 3.3 ballë ka qenë 18 km në Juglindje të Korçës me një thellësi prej 18 km.

Qarku i Korçës u prek nga tërmetet pak kohë më parëm duke shkaktuar dëme të shumta materiale. Ndërsa më 21 shtator një tërmet i fuqishëm tronditi Tiranën dhe Durrësin, i cili la pas një faturë të lartë financiare.