Një tërmet i lehtë është regjistruar mbrëmjen e sotme, në orën 19.51. Lëkundja sizmike me epiqendër Prezën, në afërsi të Vorës, ka qenë me manjitudë 2.6 dhe thellësi 17 km.
Lëkundja konsiderohet e lehtë dhe për këtë arsye nuk ka shkaktuar dëme. Ajo pason atë të regjistruar mbrëmjen e datës 3 nëntor, rreth orës 22.42, në Gjirin e Lalzit, me manjitudë 2.7.





