Një lëkundje sizmike me magnitudë 3.5 Rihter është regjistruar në orët e para të mëngjesit në vendin tonë. Epiqendra e tërmetit ka qenë fshati Gostima në Elbasan, ndërsa thellësia 9 km.
Tërmeti i orës 01.40 nuk ka shkaktuar dëme, por lëkundjet sizmike vazhdojnë të mbajnë gjallë pasigurinë e njerëzve, të tronditur nga tërmeti i 26 nëntorit.
Pak ditë më parë, në Durrës u regjistruan disa lëkundje sizmike, më e forta e të cilave ishte me magnitudë 3.5 Rihter, të cilat u ndjenë nga banorët e izoluar në shtëpi prej Covid-19.





