Tërmet me magnitudë 3.0 Rihter është regjistruar pasditen e sotme në Durrës. Lëkundja është ndjerë nga qytetarët, megjithëse ka pasur intensitet mesatar dhe kohëzgjatje të shkurtër.

Tërmeti është regjistruar në orën 17.27 dhe kishte thellësi 10 km.

Sipas EMSC, lëkundja sizmike ka pasur epiqendër 5 km në veri të Durrësit.