Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë mesditën e sotme në Tiranë dhe në zonat përreth. Sipas të dhënave të Qendrës Sizmologjike Europiane, tërmeti ka qenë me magnitudë 3.8 ballë.

Mësohet se epiqendra e tërmetit ka qenë 7 km në verilindje të Hamallajt në Durrës,  ndërsa është regjistruar në orën 10:58.

Nuk raportohet për dëme materiale.