Një tërmet me fuqi prej 7.7 ballë sipas shkallës së Rihterit ka goditur ishullin Sulawesi të Indonezisë.

Agjencia për Meteorologji, Klimë dhe Gjeofizikë e Indonezisë njoftoi se tërmeti është regjistruar 27 kilometra në verilindje të qytetit Donggala në provincën Sulawesi qendrore dhe në thellësi prej 10 kilometrave.

BMKG pas tërmetit ka paralajmëruar për rrezikun e cunamit në rajon.