Autoritetet e shëndetësisë në Itali raportuan se gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 6 viktima nga koronavirusi, (dje ishin 4) për një total prej 35.483 që nga fillimi i emergjencës shëndetësore.

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë Italiane, sot u regjistruan edhe 996 raste të reja pozitive,(dje ishin 1365) për një total prej 269.214 të prekurish nga Covid-19.

Në rajonin e Lombardisë gjatë 24 orëve të fundit u raportua për 2 viktima dhe 135  raste të reja pozitive.

Italia, Mbretëria e Bashkuar dhe Gjermania, të cilat në gusht filluan të tejkalojnë një mijë raste të reja infeksioni në ditë, duket se e kanë ende nën kontroll situatën.

Këto tri vende kanë patur pak më shumë se 20 infeksione të reja për 100 mijë banorë në dy javët e fundit, shumë poshtë mesatares europiane për të njëjtën periudhë (mesataja europiane është rritur nga 38 në 46 sipas Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve).