Një 37 vjeçar nga Shkodra është kallëzuar nga babai i tij në Polici për shkak se djali ka regjistruar një banesë në emër të tij me dokumente të falsifikuara
“Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. O., 37 vjeç, pasi ka bërë kallëzim babai i tij, shtetasi E. O., se 37-vjeçari, me anë të dokumenteve të falsifikuara, ka regjistruar një banesë në emër të tij”, thuhet në njoftimin e policisë.
Pas kallëzimit 37 vjeçari do të hetohet në gjendje të lirë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Shkodër, për veprime të mëtejshme