Në Sukth dhe Katund të Ri vijon puna për mirëmbajtjen dhe rehabilitimin e agjinaturës së lumit Erzen.
Lajmin e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në “Facebook” kryebashkiakja Emiriana Sako.
Postimi i plotë:
Sipas angazhimit që kemi marrë para banorëve
të Sukthit dhe Katundit te Ri vazhdojmë punën për mirëmbajtjen dhe rehabilitimin e agjinaturës së lumit Erzen.
Punohet gjithashtu për rehabilitimin e shtratit të lumit dhe sistemimin e bankinës.
Puna do të vijojë derisa të rehabilitohet argjinatura e këtij lumi në të gjitha zonat problematike për të parandaluar përmbytjet.





