Rei Manaj është një nga emrat më të lakuar sa i përket merkatos në kampionatin turk. Sulmuesi shqiptar la pas sezonin më të mirë të karrierës së tij dhe golat e shënuar janë kartëvizita që i duhet për të siguruar një transferim këtë verë. Vetë trajneri i Sivasporit ka konfirmuar se skuadra nga Franca, Italia dhe Katari kanë shprehur dëshirën për të blerë kartonin e 27-vjeçarit. Ndërkohë, sipas gazetarit Abdullah Jigit, një tjetër ofertë ka mbërritur në zyrën e klubit turk. Gazetari në fjalë nuk zbulon emrin e ekipit, por bën me dije se bëhet fjalë për një klub europian. Oferta kap vlerën e 9 milionë eurove, megjithëse drejtuesit e Sivasporit dëshirojnë 15 milionë euro për të lënë të lirë Manajn. Mbetet për t’u parë nëse palët do të gjejnë gjuhën e përbashkët.
Rei Manajn e duan në Europë, mbërrin oferta prej 9 milionë eurosh
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Brukseli propozon zgjatje të re të statusit të refugjatëve ukrainas, çfarë ndryshon për burrat në moshë ushtarake
Anëtarësimi i plotë në BE/ Marta Kos shprehet optimiste për Shqipërinë dhe Malin e Zi
Franca përballet me valë ekstreme të nxehti, 55 viktima nga mbytjet, anulohet parada e krenarisë në Paris
Pas tërmetit, SHBA planifikon t’i heqë përkohësisht disa sanksione Venezuelës





