DURRËS, 16 tetor 2014-  Një reklamë që tregon gjinjtë e zhveshur të një gruaje ka shkaktuar më shumë se 500 aksidente në 24 orë në Moskë. 30 makina reklamash mbanin të faqosur gjoksin e një gruaje me një shirit blu që kalonte mes për mes në të cilin shkruhej “Ata tërhiqen”.

Por teksa makinat e reklamave filluan të ecnin nëpër rrugë, drejtuesit e automjeteve u shpërqëndruan totalisht duke u përplasur me makina të tjera. Deri më tani jenë përplasur 517 makina. Kompania e reklamës ka deklaruar se do të kompensojë pronarët për dëmet e shkaktuara.