Taksimi i biznesit, për Bashkinë e Tiranës, për reklamat dhe tabelat informuese pritet të ndryshojë gjatë këtij viti (duke filluar nga ky muaj). Aktualisht biznesi kryeqytetas për një reklamim me sipërfaqe në mbi 4 metra taksohet 45,000 lekë m2/ vit, por në Paketën Fiskale 2016 të Bashkisë është parashikuar që sipërfaqja nga ku fillon taksimi të ndryshojë në 2 metra katrorë. Nga ana tjetër përcaktohet qartë ndarja mes reklamës së thjeshtë dhe asaj elektronike. Në Tiranë, por edhe në disa njësi administrative, taksa për reklamat elektronike do të jetë dyfish më e lartë. Kjo ndarje në vlerë nuk është aplikuar më parë.
Gjithashtu me ndarjen e re territoriale pritet të ndryshojë edhe në bazë të njësive të reja që janë bërë pjesë e Bashkisë së Tiranës.
Ja si do të ndryshojë taksimi:
Ishte
1. Tabela për qëllime identifikimi
a. Pavarësisht sipërfaqes ose territorit ku ndodhet – 120 lekë/vit
b. Për qëllime identifikimi jashtë territorit ku zhvillohet aktiviteti – 120 lekë/vit
2. Tabela për qëllime reklamimi, të thjeshta dhe elektronike
a. Bashkia Tiranë ( 45,000 lekë/m2/vit – deri në 18 m2; 810,000 – mbi 18 m2
b. Qendër Qarku ( 22,500 deri në sipërfaqe 18 m2; 405,000 – mbi 18 m2/vit)
c. Bashkitë e tjera ( 13,500 lekë deri në sipërfaqe 18m2 ; 243,000 lekë mbi sipërfaqe 18m2)
Bëhet
Kategoritë
I- Tiranë; Dajt; Fark; Kashar
II- Bërzhitë; Baldushk; Petrelë; Vaqarr etj.
1. Tabela për qëllime identifikimi
a. Identifikimi mbi 2 m2 : I – 0 ( zero); II: 0 ( zero)
b. Mbi 2m2: I: 45,000 lekë
II: 31,500 lekë/m2/vit
2. Reklama lëvizëse dhe jo lëvizëse
Bashkia Tiranë
a. E thjeshtë:
I:45,000 lekë/m2/vit
II: 31,500 lekë/m2/vit
b. Elektronike:
I: 90,000 lekë/m2/vit
II: 63,000 lekë/m2/vit
c. Për ekspozime të tjera:
I: 1,000 lekë/m2/ditë
II: 1,000 lekë/m2/ditë
Burime nga Bashkia e Tiranës bëjnë të ditur se po shikohet mundësia për ndërhyrje të reja në disa taksa të Paketës Fiskale 2016 të miratuar në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak, kryesisht sa i përket taksës për infrastrukturën. Pas këtyre ndryshimeve grupet e inspektorëve tatimorë, të bashkisë, në terren do të bëjnë edhe njoftimin e biznesit për ndryshimet fiskale. /Monitor.al