Kompania e hidrokarbureve “Gulf” ka shpallur falimentimin, duke bërë kështu që qindra qytetarë të bien pre e mashtrimit me tollonat e naftës të shitur prej saj me çmim më të ulët se tregu, por që tani janë kthyer në copa letre pa vlerë.

Pjesë e promovimit të shitjes së këtyre tollonave është bërë edhe aktori i njohur Bes Kallaku, i cili përmes një sqarimi të gjatë në Instagram bën me dije se edhe ai është mashtruar si shumica e qytetarëve ndërsa deklaron se këtë çështje do ta ndjekë në rrugë ligjore.

"Sqarim. Ju bej me dije se kisha rene dakord qe unë te isha imazhi i kompanisë Gulf për një kohe prej 7 muajsh duke filluar nga muaji Dhjetor. Gjate këtyre ditëve e kam marre vesh vetëm nëpërmjet medias për falimentimin e kësaj kompanie. Nisur nga dëshira dhe keqdashja e disa portaleve qe lidhin figurën time kur njësoj si te gjithë te dëmtuarit edhe un jam pjese e këtij dëmtimi te imazhit tim moral dhe ekonomik. Me vjen keq për çdo kënd te dëmtuar dhe te mashtruar nga përdorimi i imazhit tim. Mirkuptoj këdo. Gjithashtu edhe un do ndjek rrugën ligjore. Zoti ju rujt," shkruan Besi në Instagram