Ish-futbollisti i famshëm i Interit, Alvaro Rekoba do të jetë pjesë e stafit teknik të ekipit uruguajan Nacional Montevideo. “El Chino” do të jetë asistenti Horge Xhordanos.

Vendimi i komunikua nga vetë klubi uruguajan.Kjo është përvoja e parë e 44-vjeçarit në trajnim. Kujtojmë që Rekoba mori së fundmi pjesë në eventin “MasterChef” të Uruguajit, ku u rendit i dyti.