Prezenca e OSBE në Tiranë ka dalë në mbështetje të fushatës së kreut të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, për të publikuar të gjitha rekomandimet e OSBE/ODHIR për zgjedhjet.

Gjatë një reagimi në “Facebook”, OSBE inkurajon të gjitha autoritetet shqiptare për të vënë në zbatim rekomandimet e bëra prej tyre për zgjedhjet e 25 prillin.

“I bashkohemi fushatës ndërgjegjësuese të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi për rekomandimet e OSBE/ODIHR-it në raportin e zgjedhjeve të fundit dhe i inkurajojmë autoritetet shqiptare t’i vënë ato në zbatim”,- thuhet në postim.