Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca ka reaguar për rekomandimin e Këshillit Europian për heqjen e kufizimeve të udhëtimeve për vendin tonë në BE.
Përmes një postimi në rrjete sociale, ambasadori shkruan se ky është një lajm i mirë për Shqipërinë në prag të sezonit turistik.
“Lajm i mirë për qytetarët shqiptarë në fillim të sezonit turistik! Këshilli Europian ka rekomanduar sot zyrtarisht heqjen e kufizimeve të përkohshme të udhëtimit për banorët e Shqipërisë.”– shprehet Soreca.





