Ambasadori i BE në vendin tonë, Luigi Soreca dhe kryeministri Edi Rama kanë dalë sot në një konferencë për mediat pas publikimit të raportit të KE përsa i përket hapjes së negociatave për Shqipërinë.

Soreca ka bërë thirrje që partitë të bëhen bashkë dhe të lënë mënjanë ndasitë, për të mirën e vendit dhe për një përgjigje pozitive për celjen e negociatave, ndërsa tha se zgjidhja politike duhet të vijë nga brenda.

"Palët politike duhet të tregojnë vullnet dhe përpjekje të përbashkët, të gjitha partitë të jenë të bashkuara dhe të lënë mënjanë ndasitë, të gjitha partitë të angazhohen në dialog per interes te te gjithëve. Unë uroj Ramën dhe qeverinë për arritjet dhe që morën rikonfirmimin për celjen e negociatave."

Kreu i qeverisë tha se nuk ishte surprizë rikonfirmimi i rekomandimit për celjen e negociatave, pasi është konfirmim që janë bërë të gjitha "detyrat e shtëpisë".

Gjatë fjalës së tij, Rama i ka dhënë një mesazh edhe kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Bashës dhe opozitës, duke kërkuar nga përkthyesi që të mos e përktheje këtë në gjuhën angleze, që të mos pengojnë hapjen e negociatave, dhe deri në vendimmarrje të mendojnë për Shqipërinë dhe jo për interesat partiakë.

"Për ne kjo nuk është një surprizë, është afirmim i faktit se kemi bërë të gjitha detyrat e shtëpisë dhe pikërisht se i kemi bërë me përpikëri, KE, mekanizmi më i besueshëm lidhur me vlerësimin e ecurisë së një vendi, sot ka konfirmuar rekomandimin pozitiv pa kushte për celjen e negociatave për anëtarësim për në BE. Faktikisht vitin e shkuar mori një rekomandim pa kushte dhe KE vendosi që në qershorin e 2019 të zyrtarizoje celjen e negociatave dhe ne dhjetorë të nisë procesi me konferencën ndërqeveritare, cka është e  rëndësishme për ne, për të gjithë shqiptarët, është se përsëri Komisioni ka konfirmuar progres dhe bazuar në fakte e shifra ka rirekomanduar celjen e negociatave, ndërkohë që ndryshe nga çka ndodhur ne të shkuarën. Shqipëria ka filluar  një proces skanimi që nis pa çeljes. Pra Shqipëria nuk ka humbur asnjë minutë. Ky ka qenë një vit pune intensive në aspektin e skanimit të të gjithë aspektet e legjislacionit.

Hapi i dytë konfirmues është këshilli Europianë, por dallimi është i qartë, në hapin e parë kriteret janë objektive, në hapin e dytë është gjykim politik dhe për këtë arsye në këtë kohë të mbetur ne do të bëjmë gjithçka që të influencojmë gjykimin politik. Kam lexuar me shumë kënaqësi sot një editorial të ministrit të shtetit per Europen të Gjermanisë, i cili ne mënyrë të admirueshme ka përcaktuar kornizën e patjetërsueshme në bazë të së cilës Gjermania dhe të gjitha vendet e BE duhet të çelin negociatat. Në këtë fazë jemi në kushtet kur kemi realizuar progresin e nevojshme por nuk do të të se kemi realizuar progresin për tu bere pjese, pra është një proces që vazhdon. Reforma jonë në drejtësi është unike, gjë që konfirmohet edhe nga fakti se për komisionin është një model për tu shtrirë në rajon. E pres me kuriozitet momentin kur do tu kërkohet vendeve të tjera të rajonit që të bëjnë të njëjtën gjë, të bëjnë vetingun, ama me monitorim ndërkombëtarë kushtetues.

Ditën kur një vend tjetër do ta fusë në kushtetutë monitorimin ndërkombëtarë, më lajmëroni, do jetë një ditë shumë e gëzuar për mua. Sot mos të flas për opozitën në gjuhë të huaj, pra përkthyesi mos të përkthejë asgjë për opozitën, ama kam një apel për Lulzim Bashën dhe atë pjesë e opozitës që është rrugëve, deri në vendimmarrjen e hapjes së negociatave, është mirë të mendojmë për Shqipërinë jo për partinë, për gjeneratën tjetër jo për zgjedhjet e radhës, të mos furnizojmë ata që janë të lëkundur apo në kërkim të arsyeve për të thënë jo, me pamje të gënjeshtërta që nuk pasqyrojnë realitetin nga Tirana, protestash që janë partiake dhe jo popullore", tha Rama.