Më 15 shkurt përdoruesit rusë të internetit shkruan 477 mijë mesazhe për meteorin, që shpërtheu mbi rajonin e Uraleve. Kjo është një ngjarje e pashembullt: edhe rastet më popullore informative rrallë mbledhin më shumë se 100 mijë mesazhe në ditë. Ndërkohë, meteoriti i Uraleve u bë një nga temat më të diskutuara në sferën e blogeve globale në muajt e fundit.
Pas Rusisë në vendin e dytë për diskutimin e rënies së meteorit renditet Japonia, ku përdoruesit e Internetit shkruan rreth 330 mijë mesazhe në ditë. Kjo e fundit ndiqet nga SHBA-të (112 mijë), Spanja (40 mijë) dhe Britania e Madhe (34 mijë). Gjithsej në rrjet (web) në 12 gjuhët më të njohura në botë janë botuar pothuajse dy milionë pikëpamje të ndryshme në lidhje me ngjarjen e ndodhur.