2 dhjetor 2015 – 530 padi për zgjidhje martese janë regjistruar në Gjykatën e Fierit për 10-mujorin e këtij viti, ku 431 prej tyre iu është dhënë zgjidhja.
Duke krahasuar me numrin e kërkesave të bëra në vitin e shkuar, rastet kanë ardhur në rritje, transmeton “Shqiptarja.com”. Si shkaqe kryesore, ekspertët rendisin nivelin ekonomik, papunësinë, rrjetet sociale, lojërat e fatit, emigracionin, tradhtinë bashkëshortore etj.
Vit pas viti, Fieri shënon një numër të konsiderueshëm divorcesh, duke u klasifikuar si një nga rajonet me fenomen më të përhapur.
/portali DurresLajm/