Policia Rrugore e Elbasanit thotë se ka shtuar masat për parandalimin e aksidenteve dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor apo drejtojnë mjetet në mënyrë të parregullt.

“Gjatë javës që lamë pas, si rezultat i shtimit të kontrolleve me radar dhe dragera, nga shërbimet e Policisë Rrugore është arrestuar 1 shtetas dhe janë proceduar penalisht 7 të tjerë, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Gjithashtu, janë pezulluar 27 leje drejtimi, nga të cilat: 21 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 6 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Janë vendosur 971 masa administrative, gjatë javës që lamë pas, të ndara si vijon:

– 106 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit;
– 16 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse;
– 35 masa për përdorimin e aparatit celular;
– 438 masa për parakalime të gabuara;
– 73 masa për ndalim/pushim të mjetit në kundërshtim me sinjalizimin rrugor dhe rregullat e qarkullimit;
– 2 masa për tejkalim shpejtësie;
– 3 masa për mungesë të siguracionit të mjetit;
– 298 masa për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor.