Një foshnjë ka hyrë në historinë e Librit të Rekordeve Guinness, pasi është shpallur artisti më i ri në botë. Historia nisi kur prindërit e fëmijës vunë re interesin e tij të veçantë për ngjyrat dhe lëvizjen. Fillimisht, ata e lanë të eksperimentonte me gishtat në një ekran LED, ndërsa më vonë, pasi zhvilloi aftësinë për të kapur objektet me gishta, i dhanë furça dhe ngjyra për të pikturuar.
Prindërit e konsideruan këtë aktivitet si një formë të shprehjes artistike dhe e prezantuan fëmijën me sloganin “piktori më i ri në botë”.
Në tetor 2024, Guinness konfirmoi rekordin, duke e bërë foshnjën artistin më të ri të njohur zyrtarisht nga organizata. Tashmë, krijimet e tij pritet të dalin për herë të parë para publikut. Galeria e Arteve të Bukura MIVA në Malmö të Suedisë do të organizojë ekspozitën “Arti: Gjuha ime e Parë”, nga 20 deri më 22 nëntor, ku do të prezantohen punimet e vogëlushit.





