Rekord i ri botëror i spektatorëve për një ndeshje tenisi.

Në Afrikën e Jugut në Cape Town mbi 48 mijë njerëz morën pjesë në “Ndeshja për Afrikën”, një sfidë-ekspozitë e miqësore midis Roger Federer dhe Rafael Nadal për bamirësi.

Kampioni zviceran fitoi dy sete në një: 6-4, 3-6, 6-3.

Themeluesi i Microsoft Bill Gates dhe aktori i Afrikës së Jugut Trevor Noha gjithashtu morën morë pjesë në këtë ndeshje bamirësia duke luajtur me dy yjet e tenisit.