Vijon të rritet numri i rasteve pozitive me COVID-19 në Itali. Autoritetet shëndetësore kanë njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 37.809 raste të reja, numri më i lartë deri më tani.

Po në 24 orët e fundit kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit 446 persona.

Lajmi i mirë është që dita e sotme ka regjistruar një numër mjaft të lartë të personave të shëruar nga Covid 19. Janë shëruar 10.586 më shumë se dje e numri i përgjithshëm i tyre është deri më sot 322.925, më një koeficient rritje+3,4%.

Që prej fillimit të pandemisë Italia regjistron 499.118 të infektuar aktivë.

Pjesa më e madhe e Italisë është futur në izolim, përfshirë rajonin verior të Lombardisë, me popullsi të dendur. Italia aktualisht është e ndarë në 3 zona: të kuqe për rrezikshmëri të lartë, më pas portokalli dhe të verdha. Në këto zona të kuqe, qytetarët nuk lejohen të dalin nga banesat, përveç për të shkuar në punë, arsye apo emergjenca shëndetësore.