Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bën të ditur se në 24 orët e fundit është shënuar sërish një rekord infeksionesh.
Janë testuar pozitivë 327 persona, ndërsa kanë humbur jetën 9 pacientë.
VIKTIMAT: 44 vjeç dhe 69 vjeç nga Tirana, 60 vjeçe nga Mati, 65 vjeçe nga Durrësi, 66 vjeç Tropojë, 68 vjeç nga Pogradeci, 71 vjeçe nga Elbasani, 71 vjeç nga Berati, 78 vjeç nga Korça.
Kështu numri i personave të infektuar që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 21,202, ndërsa ai i viktimave në 518.
Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:
152 raste në Tiranë, 25 në Durrës, 14 në Lezhë, 12 në Mirditë, nga 11 raste në Korçë, Elbasan, 10 në Kavajë, 9 në Gjirokastër, nga 7 raste në Shkodër, Lushnje, Berat, nga 5 raste në Kukës, Tropojë, nga 4 raste në Devoll, Mallakastër, Përmet, Gramsh, nga 3 raste në Fier, Kurbin, Vlorë, Librazhd, Ura Vajgurore, Fushë Arrëz, nga 2 raste në Pukë, Dibër, Prrenjas, Kuçovë, nga 1 rast në Krujë, Kamëz, Pogradec, Tepelenë, Roskovec, Bulqizë, Peqin, Klos, Skrapar, Cerrik.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 57 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 11,246 që nga fillimi i epidemisë.
Në spitalet Covid, aktualisht ka 293 pacientë të shtruar.
COVID-19 – Statistika (1 Nëntor 2020)
- Raste të reja ditore 327
- Të shëruar ne 24 orë 57
- Të shtruar në spitale 293
- Humbje jete në 24 orë 9
- Testime ditore 1472
- Testime totale 126,692
- Raste pozitive 21,202
- Raste të shëruara 11,246
- Raste Aktive 9,438
- Humbje jete 518
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
- Tiranë 4782
- Durrës 873
- Fier 719
- Korçë 578
- Shkodër 533
- Lezhë 437
- Elbasan 414
- Vlorë 387
- Berat 284
- Kukës 199
- Gjirokastër 141
- Dibër 91





