MSH informon lidhur me situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit të COVID-19 në Shqipëri ku është shënuar një tjetë rekord rastesh të reja infektimi: Janë kryer 1398 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 257 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.

Janë shëruar 102 qytetarë, duke e çuar në 9864 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.
Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

83 raste në Tiranë,
29 në Fier,
27 në Durrës,
20 në Shkodër,
14 në Korçë,
12 në Berat,
11 në Elbasan,
8 në Mirditë,
7 në Lushnje,
6 në Tropojë,
nga 4 raste në Lezhë, Librazhd, Kuçovë,
3 në Kukës, Kavajë
nga 2 raste në Has, Vlorë, Gjirokastër, Pogradec, Ura-Vajgurore, Divjakë,
nga 1 rast në Krujë, Devoll, Kamëz, Mat, Tepelenë, Dibër, Prrenjas, Roskovec, Memaliaj, Gramsh.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 249 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 65-vjeçar nga Kavaja, një 75-vjeçar nga Elbasani dhe 3 qytetarë nga Tirana: një 70-vjeçare, një 71-vjeçar, një 77-vjeçare.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon qytetarët për të mbajtur detyrimisht maskën edhe në ambientet e hapura jashtë shtëpisë, në mënyrë që të minimizohet përhapja e infeksionit.

Maska/Barriera mbrojtëse e fytyrës ndihmon në zvogëlimin e përhapjes së infeksionit në komunitet duke minimizuar transmetimin e tij nëpërmjet spërklave nga individë të infektuar.

Përdorimi i barrierës mbrojtëse duhet të konsiderohet vetëm si një masë plotësuese dhe jo si zëvendësim i masave parandaluese. Ajo duhet të zbatohet së bashku me distancën fizike 1.5 – 2 m dhe higjienën e duarve.

Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19.

Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19.

COVID-19 – Statistika (15 tetor 2020)

  • Raste të reja ditore 257
  • Të shëruar ne 24 orë 102
  • Humbje jete në 24 orë 5
  • Testime ditore 1398
  • Testime totale 103,402
  • Raste pozitive 16212
  • Raste të shëruara 9864
  • Raste Aktive 5909
  • Humbje jete 439

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

  • Tiranë 2935
  • Durrës 620
  • Shkodër 439
  • Korçë 329
  • Fier 336
  • Lezhë 299
  • Elbasan 257
  • Vlorë 210
  • Berat 174
  • Kukës 167
  • Dibër 78
  • Gjirokastër 65