Me fitoren kundër Empoli, Milan mbylli një vit shumë të mirë larg “San Siro”.
17 fitore në transfertë në vitin 2021, vetëm Napoli në 2017 ka bërë më mirë me 18 fitore. Jo vetëm tre pikët, Milan gjithashtu ka shënuar shumë gola në transfertë, plot 52 gola, aq sa edhe Man.City, dy ekipet më të mira në 5 kampionet më të rëndësishme në Evropë.
Milani i Piolit duhet të kujdeset në pjesën tjetër të sezonit për një tjetër detaj, ndeshjet brenda.
Një tjetër karakteristik interesante është fakti që ekipi i Piolit luan shumë mirë në kundërsulm, e kanë armën e tyre më të fortë.
Fitorja e fundit, ajo kundër Empolit, ishte e domosdoshme për ti dhënë pak frymëmarrje ekipit dhe për të shijuar të qetë disa ditë pushim deri me 30 dhjetor, për të nisur më pas punën për të kaluar Inter në krye, për momentin të shkëputur me 4 pikë.





