Një grua ka sjellë në jetë dhjetënjakë. Rekordi i ri është vendosur në Afrikën e Jugut, në spitalin e Pretorias, ku nëna 37-vjeçare ka lindur dhjetë fëmijë, të gjithë në shëndet të plotë. Mjekët kishin arritur të dallonin vetëm 8 fëmijë gjatë shtatzënisë.
Lajmi është bërë i ditur nga mediat lokale në provincën afrikano-jugore të Gauteng. Kjo lindje thyen rekordin e nënës nga Maroku, që një muaj më parë solli në jetë 9 fëmijë, raporton Daily Mail.
Çifti ka bërë të ditur se shtatzënia ka qenë natyrale dhe nuk i janë nënshtruar asnjë trajtimi për fertilitetin. Fëmijët, 7 djem dhe 3 vajza, kanë lindur në javën e 29 të shtatzënisë, me lindje cezariane. Në operacion kane marre pjese 10 mjeke dhe 25 infermiere. Ndërkohë 37-vjeçarja është nënë edhe e dy binjakëve 6-vjeçarë.





