Spanja regjistroi janarin e saj më të ngrohtë që nga fillimi i regjistrimeve zyrtare në vitin 1961, me temperaturën mesatare muajin e kaluar që arriti në 8.4 gradë Celsius, 0.4 gradë më e lartë se rekordi i mëparshëm i vendosur në vitin 2016, u bë e ditur këtë të mërkurë.
Temperatura në kontinentin e Spanjës gjithashtu ka tejkaluar mesataren e viteve 1991-2020 për këtë muaj me 2.4 gradë.
Moti i pazakontë i ngrohtë i mesit të dimrit për këtë sezon i çoi banorët në plazhe dhe kafene në natyrë në të gjithë Spanjën.
Ministria e Mjedisit njoftoi se moti ishte “jashtëzakonisht i ngrohtë” në pjesën jugore dhe qendrore të Gadishullit Iberik, si dhe në Ishujt Kanarie subtropikale.
Ishte “shumë ngrohtë” në veri dhe në ishujt Balearik në Mesdhe, ndërsa mbeti “në nivele normale” vetëm në disa pjesë të luginës së lumit Ebro në verilindje.
Në dhjetor, temperaturat në të gjithë Spanjën kishin thyer tashmë rekorde, me merkurin që i afrohej 30 gradë Celsius në jug, duke vonuar fillimin e sezonit të skive.
Moti i thatë dhe me diell përkeqësoi gjithashtu thatësirën tashmë të gjatë në rajonet e Katalonjës dhe Andaluzisë.